Liga: Nuk do ketë shtyrje të kampionatit

Varianti Omicron i Covid-19 po godet kampionatin italian të futbollit. Rastet e infektimeve në disa prej ekipeve kanë shtyrë autoritetet shëndetësore të izolojnë lojtarët dhe stafin teknik.

Bologna, Torino, Salernitana dhe Udinese nuk janë të gatshme të zbresin në fushë për tu përballur respektivisht me Inter, Atalanta, Venezia dhe Fiorentina.

Këshilli i Ligës në Serie A edhe pse u mblodh mbrëmjen e së mërkurës nuk vendosi për shtyrje të ndeshjeve. Madje pritet të shtojë në protokoll pikën që mund të luhet me 13 lojtarë ku mes tyre të jetë një portier edhe duke marrë futbollistë nga të rinjtë, duke treguar se nuk ka ndërmend të ndalë kampionatin.

Liga e Serie A do të ankimojë edhe vendimet e autoriteteve shëndetësore për takimet që nuk u zhvilluan më 30 Dhjetor. Të infektuar mes skuadrave në këto momente nuk ka vetëm te Lazio.

Tv Klan