Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Shënojnë rënie investimet publike. Shpenzimet buxhetore për 6 mujorin e parë të vitit janë realizuar në masën 62% të parashikimit. Këtë e konfirmoi Ministri i Financave Kastriot Islami.

Kastriot Islami:- “Realizmi i shpenzime buxhetore në 6 mujorin e parë të këtij viti në shifrën prej 72.1 miliard lekë konsiderohen në një nivel relativisht të ulët. Në këtë nivel realizimi ka ndikuar veçanërisht nivelin e ulët të investimeve, të cilët janë realizuar në masën 62.6% të parashikimit”.

Islami në analizën e 6 mujorit të Ministrisë së Financave tha, se të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë realizuar në masën 99%. Ekspertët shpjegojnë se realizimi i të ardhurave tek tatimet pritej pas rritjes abuzive prej 30-50% e tatim-fitimit e biznesit të madh. Ministri Islami i cilësoi keqkuptime debatin për rolin e FMN-së. Sipas tij pozita e FMN-së nuk është e cenuar.

Kastriot Islami:- “Dhe as një keqkuptim apo keqinterpretim nuk mund të cenojë bashkëpunim dhe angazhimin reciprok. Ju garantojë se ky qëndrim do të jetë pjesë e bashkëveprimeve dhe deklarimeve të përbashkëta gjatë takimit në javën e ardhshme me misionin e FMN-së”.

Islami shprehet kundër aplikimit të amnistisë fiskale, me motivin se do të nxiste aktivitetet jo legale.

Kastriot Islami:- “Asnjë lloj skeme, e cila do të shmangte vëmendjen nga veprimet dhe reforma për konsolidimin fiskal dhe do të potenconte probleme ilegale apo pastrimin e parave”./tvklan.al