Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Dollari amerikan humbi gati 1% ndaj frangës zvicerane dhe gjithashtu shënoi rënie ndaj euros, jenit japonez dhe monedhave të tjera, pas kërcënimeve gjatë fundjavës të grupi terrorist Al-Kaeda, për të sulmuar institucionet më të larta financiare të SHBA. Franga zvicerane që vlerësohet nga investitorët ndërkombëtar si monedhë tepër e sigurt në raste të përshkallëzimit të tensioneve gjeopolitike ishte sot monedha e ditës në tregjet ndërkombëtare.

Në orët europiane të shkëmbimeve, monedha e përbashkët europiane në nivelet 1 euro baras me 1.2 dollarë. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare në tregun tonë të brendshëm valutor monedha jonë kombëtare është vlerësuar ndjeshëm sot ndaj dy monedhave kryesore, euros dhe dollarit amerikan./tvklan.al