Chelsea është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të Jadon Sancho në “Stamford Bridge”. “Blutë” e Londrës janë gati që të përdorin një futbollist për të arritur akordin me Manchester United.

Sipas “The Sun”, të dyja klubet janë në bisedime përpara përfundimit të merkatos verore. Raheem Sterling dhe Ben Chilëell të cilët janë jashtë projektit të trajenrit Enzo Mareska pëlqehen nga “Djajtë e kuq”.

Parësore për të dyja klubet është që të gjejnë akordin përpara datës 30 gusht. Sancho nuk ishte pjesë e United në takimin në kampionat kundër Brighton.

Sancho u kthye nga huazimi i tij te Borussia Dortmund dhe u mirëprit përsëri në grup. Ai luajti në takimin e “Djajve të kuq” kundër Mançester Sitit në Community Shield, ku humbi edhe një penallti.

Te United e shesin futbollistin nëse vjen oferta e duhur. Përveç Juventusit në garë për sulmuesin e krahut kanë hyrë edhe ‘blutë’ e Londrës.

Klan News