Udhëheqësit e Kishës Ortodokse në mbarë botën lajmëruan se takimi historik, i pari në më shumë se 1 mijë vjet, që do të organizohet në ishullin e Kretës, do të mbahet normalisht, pavarësisht vendimit të Rusisë për të mos marrë pjesë.

Kisha Ortodokse ruse, e katërta për nga rëndësia, njoftoi mungesën e saj në organizimin një javor që do të nisë këtë të diel, pasi edhe përfaqësues të tjerë të Kishës Ortodokse nuk do të merrnin pjesë.

Gjithsesi, patriarku ekumenik Bartolomeu tha se shpreson që kisha ruse dhe pjesëtarët e tjerë që kanë njoftuar mungesën e tyre, të ndërrojnë mendje.

Takimi parashikonte mbledhjen e 14 liderëve ortodoksë në botë, me qëllim përhapjen e mesazhit të paqes për mbi 300 milionë besimtarë. Udhëheqësit ortodoksë nuk mbajnë në takim të tillë që prej vitit 787.

Tv Klan