Dy persona në kërkim nga policia u lidhën në një stol nga një grup i vogël njerëzish dhe u mbuluan me bojë.

James White, 48 vjeç dhe Alexis Guesto, 26 vjeç, u shkelmuan dhe u rrahën me shufra hekuri pasi u kapën në Armagh të Irlandës së Veriut.

Fotot dhe videot e dyshes me duart e lidhura pas shpinës u shpërndanë në mediat sociale, me një përdorues të Twitter-it që shkruajti “Mirë se vini në vendin e banditëve”.

Policia e Irlandës së Veriut po heton atë që është përshkruar si një “sulm serioz” në fshatin Mullaghbawn. Një zëdhënës konfirmoi se të dy burrat ishin në kërkim për një sërë veprash penale./tvklan.al