Është 103 vjeç dhe është vullnetari më i moshuar i olimpiadës së 29 verore. Kinezi Fu Uic One është padyshim njeriu simbol i 40 mijë personave, të cilët do të japin ndihmën që Pekin 2008 të dalë me sukses.

Njeriu shekullor nuk dëgjon, por është krenar për rolin që do të mbulojë gjatë lojërave. Unë kontrolloj dyert nëse janë të mbyllura dhe koshat e mbeturinave të jenë të boshatisur. Këtë mund të bëj për olimpiadën thotë vullnetari i moshuar. Fu Uic One humbi shqisën e të dëgjuarit në vitin 2001, gjatë festimeve kur komiteti olimpik ndërkombëtar i dha të drejtën Pekinit të organizonte këtë aktivitetin madhor.

Zhurma e krijuar gjatë hedhjes së fishekzjarrëve i dëmtoi depanin e veshëve Fu Uic One, por gjithsesi ai është krenar që vendi i tij pret lojërat olimpike. /tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku