Edhe dy ditë dhe flaka olimpike do të largohet nga Pekini për të marrë një rrugë tjetër. Por kompanitë dhe investitorët e huaj kanë ende sytë dhe projektet e tyre në kryeqytetin kinez. Në fakt kompanitë e huaja mendojnë se mund të shtojnë të ardhurat e tyre duke shfrytëzuar ambientet sportive që Kina ndërtoj për olimpiadën.

Kompania amerikane AEG është në bisedime me federatën kineze të basketbollit për të fituar të drejtën e menaxhimit të stadiumit të mbyllur Ukesong, në të cilin janë zhvilluar ndeshjet e basketbollit të olimpiadës. Kompania AEG po mendon të investoj edhe në arenat me te mëdha ne vend.  Shefi i ekzekutivit të kompanisë mendon se të ardhurat do të vijnë nga interesi që kanë kinezët për sportin dhe argëtimin duke shtuar këtu edhe kushtet mjaft komode të ambienteve sportive.

AEG është menaxhuese e ambienteve më të mëdha sportive në SHBA dhe në Europë dhe po mendon të nënshkruaj kontrata me kinezët me afat 10 deri në 20 vjeçar. Në objektivin e kompanisë amerikane është edhe stadiumi gjigand folja e zogut si dhe kubi i ujit aty ku u zhvilluan garat e notit./tvklan.al

Gazetari: Erion Todhe

Montazh: Ergis Hasanbelli