Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Lushnjes. V.H, 39 vjeç nënë e dy fëmijëve ka vrarë burrin e saj Xh.H 46 vjeç. Sipas burimeve të policisë së Lushnjes, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30. Gruaja kishte më shumë se 2 vjet që grindej me burrin e saj sepse ai e tradhëtonte. Shka kryesor i vrasjes së mbrëmshme ishte se bashkëshorti i saj, të dashurën që kishte lidhje jashtë martese e sillte vazhdimisht në shtëpi.

Mbrëmë, pas një debati të ashpër ka rrëmbyer automatikun në dhomën tjetër dhe ka goditur mbi bashkëshortin. Pa nguruar aspak, ajo ka zbrasur mbi trupin e bashkëshortit të saj të gjithë fishekët e kallashnikovit. Forcat blu të policisë së Lushnjes kanë arritur menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë dhe arrestimin e gruas vrasëse. Sipas policisë, në prezencë të ngjarjes ka qenë dhe vëllai i saj i cili nuk ka mundur të shmangë dot incidentin./tvklan.al