Tre familjet në zonën e  Dragobisë në Tropojë kulla e të cilëve u dogj nga  një shkendijë elektrike, nuk do të qëndrojnë më në qiell të hapur. Gjatë vizitës që ministri i mirëqënies bëri pranë antarëve të familjes islamaj dha edhe lajmin e mirë se në bashkëpunim me prefekturën e qarkut ,emergjencat civile, interesimin e  kryeministrit dhe ndihmën e  bisnesit vendas atyre ju dhurohet një shtëpi në Bajram Curri.

Pushteti lokal, nënprefekti dhe të gjitha strukturat e emergjencës civile, menjëherës sapo të kalojë situate e rënduar e borës, menjëherë do të afrohen pranë tyre, për të bërë të gjitha procedurat ligjore dhe të gjithë sistemimin normal.

Por nga dita e nesërme, familja do të sistemohet në një banesë të re në qytetin e Bajram Currit, e cila do të jetë pronë e tyre”.

Me zhbllokimin e zonës nga dëbora, familjet do të ndihmohen edhe për rindërtimin e banesës, një nga më të vjetrat e krahinës ndërtuar nga të parët e tyre më shumë se 200 vjetë më parë.  Familjarët thonë se ka edhe vlera historike, pasi ajo ka shërbyer në kohën e luftës si vendi i mbledhjes dhe i strehimit të patriotëve shqiptarë të kësaj zone.

Tv Klan