Një grua ka humbur jetën në fshatin Gjonçaj të Fierit mbrëmjen e sotme.

Sipas policisë, dyshohet se e ka goditur porta prej hekuri e banesës së saj.

“Rreth orës 19:10, në fshatin Gjonçaj, dyshohet se është rrëzuar porta prej hekuri e banesës së shtetases U. A., 56 vjeçe dhe ka goditur këtë shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve, ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, thotë Policia./tvklan.al