Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion i është drejtuar të gjitha institucioneve të drejtësisë me një shkresë ku u kërkon që të sjellin ekspertët e tyre, që do të bëjnë analizat dhe do të japin sugjerimet lidhur me reformën që shumica kërkon të bëjë në çdo hallkë të qeverisjes.

Kryetari Fatmir Xhafaj shpjegon mënyrën se si do të funksionojnë grupet dhe nëngrupet e ekspertëve dhe sekretariatin teknik i ngritur pranë këtij komisioni të posaçëm.

Po ashtu ekspertët janë kërkuar dhe nga të gjitha grupet parlamentare edhe pse opozita nuk është bërë pjesë e komisionet. Bashkëpunim kërkohet dhe nga mediat të cilat mund të japin kontributin e tyre bazuar në eksperiencat lidhur me 3 fushat që janë objekt i komisionit.

Tv Klan