Të premten Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion do të zhvillojë mbledhjen e konstituimit.

Njoftimi për zhvillimin e mbledhjes të premten në orën 9.30 i ka shkuar dhe opozitës. Kjo e fundit deri tani ka deklaruar se nuk do të bëhet pjesë e këtij komisioni.

Shumica kërkon të bëjë një reformë të thellë ligjore në të tre pushtetet dhe të gjitha institucionet e tyre të varësisë për të luftuar korrupsionin që sipas kryeministrit do ta bëjë të mundesh objektivin për t’u anëtarësuar në BE deri në 2030.

Komisioni do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj dhe në përbërjen e tij ka 11 anëtarë.

Tv Klan