Autoriteti i Konkurrencës ka konstatuar marrëveshje kartel mes kompanive të tregut të telefonisë celulare dhe ka marrë masa për gjobitjen e dy prej operatorëve.

Ka qenë kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike Postare, ai që ka treguar arsyet e gjobitjes gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese.

Ilir Zela tha se është konstatuar veprim i koordinuar mes këtyre firmave për uljen e vlefshmërisë së ofertave duke dëmtuar konsumatorët.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare është duke ngritur një strukturë monitoruese, e cila do të vëzhgojë kompanitë se si e zbatojnë procedurën e ndryshimit të opertoratorit telefonik duke mbajtur të njëjtin numër. Bordi do të miratojë një rregullore e cila do t’i detyrojë kompanitë të bëjnë ndryshimin e tij brenda 24 orëve.

Tv Klan