Komunistët e tjerë që drejtohen nga Preng Cuni dhe që shfaqen kur pushon Hysni Milloshi kanë përkujtuar jubileun e 90 vjetorit të shpalljes së pavarësise dhe 50 vjetorin e lirimit të atdheut nga nazi-fshistët. Veteranë të luftës, familje dëshmorësh kanë kujtuar rolin e partisë së tyre dhe Enver Hoxhës që ngritën lartë në botë emrin e Shqipërisë së re.

“Ne do të kishim dëshirë që të ishim në Vlorë por kuptohet që protokolli qeveritat nuk e ka predispozicionin të na ftojë ne dhe ne nuk hymë në cështjen e protokollit sepse kjo nuk është cështja jonë është e tyre”

Sot në pah doli edhe arsyea e përjashtimit nga gjiri i kësajë partie i Hysni Milloshit.

“Ky ishte, në rradhë te parë duke sqaruar opinionin, pjesë e segmenteve të politikës që kanë dalë nga dera e Ramiz Alis dhe si i tillë do të përkrahte atë grup shoqëror dhe do ti shërbente. Natyrisht duke qënë i tillë ne që nuk kishim asnjë lidhje me derën e Ramiz Alis dhe me trradhëtinë e tijë kuptohet që ishim ndarë, ndarja është ideologjike, politike, pa folur për karakterin e tijë konfuz, arrogant, prepotent dhe për figurë te ulët morale,të shpërdorosh fondet nuk mund të jeshë më shok jo më komunist”./tvklan.al