Mbërritja në Tiranë e Marianne Birthler, të ngarkuarës federale për dosjet e sigurimit të shtetit në ish-republikës demokratike gjermane, ofrojë një model për politikën shqiptare në debatin e pa përfunduar për ligjin e ashtuquajtur të spiunëve. Në sallë kishte po aq përfaqësues të ish të përndjekurve politik që kërkuan zgjidhje të shqetësimit të tyre shumëvjeçarë… që për zonjën Birthler tingëllojë sikurse tha se në Shqipëri ka ende njerëz që nuk kanë përjetuar sensin se në vend mund të funksionojë drejtësia.

Por si për të qetësuar Birthler tha se dhe në gjermani jo çdo zgjidhje ka qenë e drejtë.  Ka dosje ende të pa hapura, oficer të STAS-it të policisë sekrete që operonte në ish-Gjermaninë Lindore që vazhdojnë të marrin nga shteti pensione të majme dhe ish-të persekutuar që nuk janë dëmshpërblyer. Megjithatë në një shpjegim të detajuar për rreth 40 min, në konferencën që i referohej pikërisht zgjidhjes së këtij problemi në të dyja vendet Birthler rrëfeu të gjithë eksperiencën gjermanë në këtë drejtim.

Një evukacion popullorë, njerëzve që jetuan në ish-Gjermaninë Lindore që çojë në hartimin e ligjit në vitin 1991 dhe u mbështetë nga ligje të tjera siç ishte ligji penal i rehabilitimit apo ai administrativ i rehabilitimit. Birthler foli për 112 km dosje dhe 1.6 milion njerëz që në 16 vite kanë bërë kërkesë për të patur akses në to. Vetëm gjatë vitit 2007 të paktën 100.000 persona bënë kërkesë për të parë dosjet.

Marianne Birthler: “Unë ju thashë që në epiqendër është ajo që njerëzit të cilët të dëshirojnë kanë të drejtë të shohin dosjen e tyre. Po sigurisht që ka pasur politikan që na thoshin nuk lejohet ta bëni këtë sepse në qoftë se njerëzit do i lexojnë, në qoftë se do lexojnë kush i ka tradhtuar, atëherë do të kemi hakmarrje, kërkesë mbi vrasje dhe grindje. Por ne e shohim sot se nuk ka ndodhur asgjë nga këto”.

Në Shqipëri, politika vijon të mbetet e mbërthyer në debatin për hapjen e dosjeve.

Aldo Bumçi: “Ka një ndjeshmëri dhe konferenca e tregon dhe fjalët e atyre që kanë vuajtur drejtpërdrejt e tregojnë që ka një ndjeshmëri që nuk mund të jenë më në sistemin e drejtësisë apo dhe në zyra tjera të larta personi që ka një të kaluar të caktuar. Pra kemi çështjen e dosjeve, ligji është në parlament, po presim që dhe pozita të bëhet pjesë e këtij ligji. Pra kemi vullnetin që të mos e kalojmë në mënyrë të njëanshme, por kjo pritje do ketë një limit.”

Fatos Klosi: “Po të jetë vetëm për bashkëpunëtorët, unë jam jo. Bashkëpunëtorët janë hallka e fundit të sistemit diktaturës. Diktatura fillonte nga kryetari i partisë edhe përfundonte te bashkëpunëtorët”.

Por ajo çfarë tingëllojë si një leksion i vërtetë gjerman për çështjen e dosjeve, ishte fakti se autoriteti i ngritur për këtë qëllim garanton besueshmëri në publik dhe se ligji i hartuar vë në plan të parë mbrojtjen e të dhënave personale duke mënjanuar mundësinë për keqpërdorim politik./tvklan.al