Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Çarmatimi mbetet një problem ende i pazgjidhur për Shqipërinë. Me gjithë nismat e ndërmarra shpesh herë nga PNUD-i dhe organizmat të tjerë, armët dhe municionet e rrëmbyera që në vitin 1997, ende vrasin dhe shkaktojnë tragjedi mes nesh. Megjithëse sipas ligjit, afati për grumbullimin dhe shkatërrimin e armëve mbaronte në Gusht të vitit 2000, periudha kohore është shtyrë për më tej.

“Viti 2001 vendimtar për grumbullimin dhe asgjësimin e armëve dhe municioneve luftarake”. Nën këtë moto është organizuar sot në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, një konferencë me pjesëmarrjen e Zv/ministres Makbule Çeço, Ministrit të Rendit Publik Ilir Gjoni, kreut të OSBE-së në Tiranë Gert Ahrens, përfaqësueses së PNUD-it në Shqipëri, si dhe të ftuar të tjerë./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori