Në prani të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Hollbruk, liderët kryesorë të politikës kosovare kanë nëshkruar një deklaratë të përbashkët se do të njohin rezultatet e zgjedhjeve lokale të 28 tetorit. Deklarata është nënshkruar nga Ibrahim Rugova, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Hashim Thaçi, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rexhep Qosja kryetar i Lidhjes së Bsahkimit Demokrat, Ramush Haradinaj kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe nga kryetari i Partisë Qendra Liberale e Kosovës.

Ndërkohë vazhdon fushata elektorale e zgjedhjeve lokale në Kosovë. PDK ka paraqitur kanidatët e saj në një nga qendrat kryesore të Kosovës. Lideri i kësaj partie Hashim Thaçi i ka thënë pejanëve se partia e tij do të përdorë të gjitha forcat dhe do të fitojë. Më pas ai ka vlerësuar krijimin e Gardës dhe Policisë së Kosovës si një hap përpara.

Po kështu ai ka premtuar se përfaqësuesit e partisë që ai drejton do të bëjnë të pamundurën në shërbimin e rendit. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka paraqitur kandidatët e saj. Kreu i kësaj partie Ramush Haradinaj u ka thënë të pranishmëve se Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës do të angazhohet për të krijuar një klimë të qëndrueshme. Programi i partisë sonë premton rend dhe siguri të individit dhe të pronës, është shprehur Haradinaj./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori