Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Mitrovica bën bilancin e tensioneve më të fundit ndëretnike. Sot është kryer varrimi i 37 vjeçarit Avni Hajredini të vrar dje nga ushtarët e KFOR-it. Sipas tyre Avni Hajredini ka qenë i armatosur dhe ka goditur mbi ta. Ndërsa dëshmimtar shqiptar thonë se ai ka qenë i pa armatosur. Informacionet mbi situatën në Mitrovicë janë të ndryshme, por dihet se deri tani, numri i të arrestuarve ka mbrritur në 46.

Sipas burimeve shqiptare ka shumë të rinj dhe gra nën moshën 18 vjeç. Sipas këshillit të lirivë të të drejtave të njeriut në Mitrovicë ka të arrestuar, fati i të cilëve nuk dihet që nga mbrëm. Por tragjedia e vërtetë është se zgjidhja po mbetet e njëjtë, largimi ishqiptarëve nga veriu i Mitrovicës. Shqiptarët thonë se gjatë largimit të tyre, serbët kanë krijuar tensione në sy të forcave të KFOR-it të cilët nuk kanë reaguar.

Ndërkohë tre shqiptar kanë gjetur vdekjen nga zjarri që përfshiu një shtëpi gjatë natës së kaluar në qendër të qytetit të Pejës./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori