Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyn për nesër nxjerrjen e rezultatit të zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Rezultati do të dalë nga 322 qendra votimi. Me propozim të kryetarit të KQZ Ilirjan Celibashi, u votua me 5 vota pro dhe dy kundër që të hapen kutitë për 29 qendra votimi, për të nxjerrë tabelat e rezultateve, ku do t’i bashkëngjiten 293 të tjerave, të cilat janë quajtur deri tani të vlefshme.  

Nga 293 qendra votimi, KQZ konstaton se kandidati i PS Edi Rama ka fituar 57.64% ndërsa kandidati demokrat Spartak Ngjela 38%. Ky është rezultati paraprak, duhet të shqyrtohen edhe 29 qendra votimi në mënyrë që të dalë rezultati përfundimtar për bashkinë e Tiranës që pritet nesër.

Spartak Ngjela:- “Në qoftë se në këtë komision është vendosur të gjykohet politikisht mbi baza partiake dhe ka kamikazët e tillë, bravo u qoftë, po të ndëshkohet me kthetrat e ligjit”./tvklan.al