Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Menjëherë pas kthimit nga mbledhja e OSBE-së në Vjenë, shefi i zyrës të kësaj organizate në Tiranë Gert Ahrens, ka trokitur në selinë rozë, në takim me kryetarin Nano dhe sekretarin e përgjithshëm socialist Gramoz Ruçi. Përreth 45 minuta Nano e Ahrens kanë diskutuar për zgjidhjen e kontradiktave mes pozitës dhe opozitës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në raportin e paraqitur në Vjenë Ahrens ka kritikuar vonesat e pajustifikuara në përgatitjet e zgjedhjeve, si dhe klimën tepër të polarizuar politike. Pas takimit Ahrens u shpreh.

Gert Ahrens, Ambasadori i OSBE:- “Diskutuam për procesin e ardhshëm zgjedhor, por konkluzionet e OSBE-së, do të paraqiten javën e ardhshme, kohë kur do të vizitojë Tiranën një mision i nivelit të lartë të ODHIR-it, i cili ka në kompetencë vëzhgimin e zgjedhjeve”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame