Ka qëlluar në gjendje të dehur dhjetë herë mbi gruan e tij duke e lënë të vdekur në vend.

Muharrem Rustemi ka masakruar 53-vjeçaren, File Rustemi, pasditen e së premtes brenda në banesën e tyre në lagjen “Gëzim Zeneli” të Krujës.

Shkak për këtë është bërë pikërisht konsumimi i madh i alkoolit nga ana e 55-vjeçarit, çka ka shkaktuar dhe sherrin e tyre.

Zënka e çiftit është dëgjuar fillimisht nga fqinjët, të cilët kanë njoftuar policinë, e cila ka gjetur të shtrirë një prej dhomave të banesës 53-vjeçaren.

Plumbat e marrë i kanë shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme duke mos i dhënë asnjë mundësi shpëtimi.

Gjendja e dehur e 55-vjeçarit e ka nxjerrë atë jashtë kontrollit duke derdhur mbi gruan e tij dhjetë plumba.

Vetë 55-vjeçari nuk ka bërë rezistencë dhe është arrestuar nga policia me pushkën në dorë në oborrin e shtëpisë.

Sipas të dhënave të para Rustemi mësohet të ketë pranuar krimin. Sipas fqinjëve të lagjes çifti i tre fëmijëve, dy prej të cilëve emigrantë në Itali dhe Gjermani kishin konflikte edhe në të shkuarën./tvklan.al