Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Popujt sllav festojnë sot krishtlindjet sipas kalendarit Julian. Në Rusi për të festuar këtë datë, ka vajtur në një vizitë private kancelari gjerman Shrëder, së bashku me gruan e tij. Ai është pritur nga presidenti Putin dhe zonja e tij. Çiftet presidenciale kanë vizituar rezidencën veriore të Carit rus në Moskën jugore.

Ndërsa në Mal të Zi dhe në Serbi, kishat ortodokse janë hapur dhe kanë pritur besimtarët. Krishtlindjet Ortodokse janë më modeste se ato të kishës katolike. Gjatë periudhës komuniste në ish-Jugosllavi, krishtlindjet ortodokse nuk festoheshin dhe ato kremtoheshin vetëm me festën e Vitit të Ri./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori