Dollari amerikan bie sërish nën presion si pasojë e shqetësimeve për gjendjen e sektorit bankar në Shtetet e Bashkuara. Monedha vuajti lajmet negative të mbylljes së një banke të madhe dhe trazirave financiare të 2 institucioneve të rëndësishme duke rënë me 1.3%, ndërsa 1 euro u këmbye më 1.59 dollarë. Kartëmonedha e gjelbëra ra me 0.7% kundrejt jenit japonez dhe frangës zvicerane. Edhe paundi britanik pësoi rënie gjatë javës së shkuar si pasojë e të dhënave negative mbi çmimin e shtëpive.

Vështirësitë financiare të bankave në SHBA e bëjnë më të pamundur rritjen e interesave nga Rezervat Federale. Një analist i tregut tha se një situatë e tillë mund ta çojë monedhën amerikane përtej kuotës së 1.6 dollarëve për euro në anën tjetër të botës Banka qendrore e Kores së Jugut besohet se ka shitur 2 deri në 3 miliard dollarë në mbështetje të monedhës vendase por edhe për të stabilizuar inflacionin.

Kjo krizë e dollarit pati një refleksion të menjëhershëm në çmimet e naftës që thyen rekordin e radhës me 147 dollarë për fuçi. Sipas analistëve rekordi i arit të zi u shkaktua padyshim nga lëkundjet e dollarit por edhe kërcënimet e ndërsjella mes Iranit dhe SHBA, të njëjtat arsye shkaktuan edhe rritjen e çmimit të floririt dhe platinit me 2% për të katërtin muaj rresht./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle