Kush ka pritur verën për të parë forcimin e lekut, kundrejt euros do të zhgënjehet. Pa asnjë ndryshim nga vitet e kaluara, kursi i këmbimit paraqitet i stabilizuar. Muajt e nxehtë të vitit shoqërohem me prurje të valutës si pasoj e kthimit në atdhe të emigrantëve, por edhe e flukseve turistike. Një gjë e tillë ka sjellë prishjen e ekuilibrit në kursin e këmbimit mes lekut dhe euros. Në favor të monedhës vendase.

Por siç tregohet edhe nga ky grafik me të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë, prej 1 qershorit të këtij viti e deri më tani monedha e përbashkët evropiane ka qenë e qëndrueshme në nivelin 121-122 lekë. Ndërsa 1 vit më parë zhvlerësimi i euros ka qenë shumë i theksuar, teksa zbriti nga nivelet e 124.19 në 121.5 lekë. Stabiliteti i kursit të këmbimit këtë verë shpjegohet me ndërhyrjen në treg të Bankës së Shqipërisë, duke blerë valutë. Për ekspertët monedha e qëndrueshme përbën një lajm të mirë për ekonominë.

Christian Canacaris: “Çdo verë konstatojmë se euro ulet kundrejt lekut, por këtë vit falë ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë kursi është i qëndrueshëm. Unë pres që deri në fund të gushtit të mbetemi në këto nivele. Stabiliteti i monedhës vendase është lajm pozitiv për ekonominë, ndihmon eksportuesit dhe ndërkohë ul presionin inflacioniste që mbërrin nga mallrat e importit”./tvklan.al

Gazetari: Fjorald Zguro

Operator: Petrit: Xhaferri

Montazh: Ergis Hasanbelli