Me të drejtë Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi se ekonomia italiane është ajo më pranë recesionit. Kjo referuar situatës aktuale. Mediat italiane shkruajnë se ekonomia familjare në këtë vend ka rënë në nivele alarmuese. Kredi marrja vazhdon të jetë një zgjidhje për fatura pagesash, por jo si më parë për të blerë shtëpi, për të paguar makinën apo [ër të ndërruar mobiliet.

Borxhet në banka tashëm shkojnë për të siguruar ushqimin e përditshëm, pasi rrogat në krahasim me çmimet janë tepër të ultë, shuam familje nuk i përballojnë dot shpenzimet dhe u drejtohen bankave për të marrë kredi. Shumë ekonomi të tjera të vendeve të zhvilluara kërcënohen nga kjo krizë globale, por Australia duket se ka gjetur zgjidhjen. Duke parë rritjen e nivelit të papunësisë qeveria ka vendosur të reduktojë numrin e emigrantëve, numri i të cilëve për çdo vit arrin në 200 mijë.

Pavarësisht këtyre fakteve Shtetet e Bashkuara shprehin optimizëm për tejkalim të situatës. Presidenti Bush tha në fjalimin e përjavshëm se nuk është koha për të hequr doprë nga politikat e tregut ët hapur apo për të miratuar ndryshime që kërcënojnë iniciativën e lirë. Me gjithë rëniet në tregun financiar dhe frikën nga një recesion global./tvklan.al

Gazetare: Justina Ukaliaj