Ekspertët e financave theksojnë se kriza e besimit mund të rezultojë akoma më fatale se vetë kriza financiare me të cilën po përballet bota. Por në vendin tonë qytetarët me të drejtë nuk duken të përfshirë nga ndonjë panik.

Qytetare: “Kanë rënë vlerat e shtëpive dhe ai sektor është prekur këtu tek ne nuk është.. janë dhënë kredi për shtëpi,por nuk janë dhënë aq shumë sa të rrezikojnë bankat mendoj unë.”

Qytetar: “Po jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën bankat ku qytetarët kanë paratë e tyre besoj se janë të sigurta.”

Edhe zoti Adrian Civici ekspert i ekonomisë dhe financave, konfirmon se vendi ynë nuk është i përfshirë nga ndonjë krizë e tillë. 

Adrian Civici: “Në fakt sot shumica e njerëzve mendojnë se kriza e besimit është edhe më e vështirë për u menaxhuar se vetë kriza financiare. Dhe efektet negative të krizë së besimit mund të jenë më të mëdha sesa vetë kriza financiare. Konkretisht në rastin e Shqipërisë unë mendoj që kriza e besimit akoma nuk ekziston ose nuk shfaqet. Me gjithë dyshimet ose hezitimet që mund të kenë qoftë bizneset ose qoftë konsumatorët. Por gjithsesi ne nuk jemi në atë fazë ku ka nevojë për të pasur një krizë besimi.”

Për Elvin Mekën nga shoqata e bankave, kriza e besimit ka të bëjë më shumë me vendimet e investitorëve  sesa me qëndrimin e depozituesve karshi bankave.

Elvin Meka: “Klienti duhet të fillojë të mendojë se çfarë do të ngjasë nëse për momentin tërheq paratë dhe ku do ti ketë të sigurta këto para. Pasi do të jenë viktima të vetvetes. Problem mbetet sa ekonomia nuk do të lejohet globale tashmë. Nuk do e lejojë të bjerë në depresion ose recesion e ashtuquajtur krizë e besimit. Nuk reflektohet drejtpërdrejt në raportet e klientëve me bankat. Sesa më shumë në raportet e institucioneve me ekonominë./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro