Në tregjet financiare vazhdon atmosfera e depresionit e cila ka shtuar ritmet e frikës së recesionit. Në indekset kryesore humbjet kanë turbulluar ekonomitë, indeksi Deo jones ka humbur plot 500 pikë duke përforcuar paralajmërimet e ekonomistëve se kriza sapo ka filluar. Aspak më frymëzuese vera e aksioneve në bursën japoneze, koreano jugore, australiane dhe evropiane.

Dobësimi i tregjeve financiare është evidentuar nga rëniet që variojnë nga 0.3 në 7.5% në indeksin e Seulit. Nga ana tjetër çmimi i naftës vazhdon të bjerë si pasojë e frikës së mbetjes së stoqeve. Një fuçi naftë sot shkëmbehet me 67.45 dollarë. Në këtë situatë presidenti i Komisionit Evropian Jose Emanuel Barroso, bëri thirrje për një kombinim ndërkombëtar të veprimeve financiare një ditë para takimit të 43 vendeve të Evropës dhe Azisë në Pekin Barroso vuri në dukje se o jetojmë në një kohë të paprecedentë që kërkon veprime të paprecedentë. Është shumë e thjeshtë ose do të notojmë ose do të mbytemi bashkë, u shpreh kreu i Komisionit duke dhënë një mesazh të fortë se pavarësisht masave të marra nga çdo shtet, kriza nuk mund të kapërcehet e vetme./tvklan.al

Gazetare: Justina Ukaliaj

Montazh: Renis Zela