Një ditë pas hapjes së tenderit ndërkombëtarë për privatizimin e kompanisë “ARMO”, kryeministri Sali Berisha, shprehet i kënaqur me ofertat e paraqitura nga 4 kompanitë e mbetura në garë. Duket se oferta më e lartë ajo e kompanisë amerikane Rafinery Asso.of Texas e cila ofrojë 125 Mln Euro për blerjen  e 85% e aksioneve të kompanisë shtetërore të naftës, ka qenë jashtë parashikimeve edhe të vetë qeverisë shqiptare. Pavarësisht kësaj këtë ofertë të lartë për kompaninë ARMO, kryeministri e ka cilësuar si sukses të qeveris së tij.

Sali Berisha: “Është privatizimi i qeverisë me duar të pastra, i ndershëm, transparent. Në një vlerë të 13-fishtë, me një përpjekje të 4 viteve më parë. Në qoftë se ARMO-ja arriti këtë kuotë, arriti për shkak të aksioneve të qeverisë, këto janë.. arriti për faktin se biznesi botërorë i beson kryeministrit shqiptarë, i beson qeverisë së tij”.

Pa dashur të bëjë komente mbi shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Besnik Maho, kryeministri Berisha ka pranuar se çështja e pronave është shumë komplekse e pavarësisht kësaj ka angazhimin e plotë të qeverisë së tij.

Sali Berisha: “Të mendosh se Roma ndërtohet për një ditë, ose u ndërtua në një ditë është jo realiste. Por të injorosh faktet e mëdha është absolutisht kundër produktive. Përpjekja jonë nuk rresht para asnjë vështirësie, për të shtyrë përpara dhe unë mendoj se procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave të marrë një dimension të ri gjatë muajve që vjen”.

Brenda 2 viteve të krijimit të agjencisë së kthimit dhe kompensimit të pronave Tunxh Vatnikaj, i emëruar 1 ditë më parë  nga këshilli i ministrave, është drejtori i 3 që vihet në drejtim të kësaj agjencie./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka