Sonte në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu I ftuari special do të jetë kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. Nën temën “Berisha si po qeverisë” ai do të jetë përballë personaliteteve të medias ku do të diskutohet për ndryshimet kushtetuese, marrëveshjen pozitë-opozitë, raportet midis presidentit të republikës dhe kryeministrit, marrja e ftesës në NATO dhe se çfarë duhet të bëjë Shqipëria për tu bërë anëtare me të drejta të plota.

Një temë tjetër e rëndësishme është edhe tragjedia e Gërdecit, ku kryeministri do të flasë për përgjegjësitë tij në luftën ndaj korrupsionit sipas kryeministrit qeveria ka dështuar apo përpjekjet e saj kanë qenë rezultateve. Temat më të nxehta të momentin do të keni mundësinë t’i përcillni sonte në orën 21 në emisionin Opinion./tvklan.al

Gazetare: Anjeza Maja