Juela Meçani: “Kryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Profesor Doktor, Sali Berisha, përshëndet hyrjen në fuqi sot më 15 qershor 2008 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kushtetutës më të re të kontinentit europian si një ngjarje historike për qytetarët e republikës së Kosovës si dhe për paqen, stabilitetin në Rajon. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, përbën një bazë të fortë për një Kosovë të pavarur demokratike, në të cilën respektohen plotësisht parimet themelore të demokracisë dhe të shtetit ligjor, respektohen plotësisht të drejtat dhe liritë e minoriteteve si dhe parimet e ekonomisë së tregut të lirë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës është gjithashtu një dokument i rëndësishëm i bashkëpunimit të shtetit të pavarur të Kosovës me vendet e rajonit dhe institucionet ndërkombëtare si dhe për integrimin e Kosovës në BE dhe në NATO”./tvklan.al

Gazetare: Anila Rama

Operator: Metlin Kepi