Juela Meçani: “Kryeministri Berisha, po ndjek në mënyrë të vazhdueshme situatën e rënduar për shkak të motit të keq në zonat e veriut, veri-lindjes dhe jug-lindjes së vendit. Kryeministri Berisha përgëzon të gjitha forcat e emergjencës civile, njësitë e Xhenios, forcat e ndërhyrjes së shpejt dhe autoritet vendore, të cilat gjatë 24 orëve që kaluan kanë bërë të pamundurën për të garantuar kalueshmërinë e akseve rrugore kryesore kombëtare të vendit. Për të transportuar të sëmurët nga komunat e bllokuara nga dëbora si dhe për të shpëtuar jetën e qytetarëve të mbetur në dëborë në orët e para pas mesnatës. Kryeministri ka kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes që forcat e Xhenios të marrin në mbikëqyrje segmentin rrugorë Shumëri-Fushë Arrëz dhe të bashkëpunojnë aty me forcat e ndërhyrjes së shpejt dhe ato të mirëmbajtjes së rrugëve. Ndërkohë shtabi i emergjencës pranë Ministrisë së Brendshme mban një komunikim të vazhdueshëm me të gjitha komunat e bllokuara nga reshjet në mbarë vendin. Situata aktuale e rënduar nga reshjet e stuhitë e dëborës po ndiqet në vazhdimësi”./tvklan.al