Kryeministri Sali Berisha, vizitoi pasditen e së martës kolegjin e teknologjisë së informacionit në Estoni, ku u njoh nga afër me zhvillimet më të fundit në këtë fushë. Kryetari i këshillit estonez të fondacionit të teknologjisë së informacionit, e njohu kryeministrin Berisha me mënyrën e menaxhimit të kolegjit.

Kryeministri Berisha vlerësoi arritjet e mëdha në teknologjinë e informacionit të një vendi të vogël si Estonia gjatë këtyre 10 viteve të fundit. Kryeministri bëri një prezantim të hapave të Shqipërisë drejt zhvillimit të teknologjisë së informacionit, duke e cilësuar si prioritetin kryesor të qeverisë sjelljen e Shqipërisë në moshën digjitale. Gjatë këtyre 2 viteve u shpreh kryeministri Berisha është ecur përpara në këtë drejtim, ndonëse mbetet ende shumë punë për të bërë.

Kryeministri shtoi se në këto 2 vjet është rritur shtrirja e internetit në shoqërinë shqiptare nga 4% që rezultonte para 2 viteve në 19%. Kryeministri i njohu bashkëbiseduesit me kontratat e nënshkruara së fundmi me kompanitë e mëdha si Microsoft dhe Sisco për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj fushe. Sipas kryeministrit Berisha në fund të vitit do të realizohet pisja me internet e të gjitha shkollave si rruga kryesore drejt zhvillimit të teknologjive të informacionit./tvklan.al

Gazetari: Drini Zeqo