Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Situata e rëndë humanitare si dhe zhvillimet e fundit në rajon kanë sjell sot në Shqipëri kryeministrin Hollandez Vin Kok. Menjëher pas mbrritjes Kok ka vizituar bazën ushtarake të forcave Hollandeze të Natos në Durrës, ku 800 trupat e vendosur atje merren me mbarëvajtjen e qarkullimit dhe ruajtjen e ndihmave që vijnë në portin detar të këtij qyteti.

Më pas kryeministri hollandez ka vizituar të ardhurit nga Kosova në Vlorë e në qendrën e pritjes në Pallatin e Sportit në Tiranë. Ai ka parë ata nga afër e më pas u shpreh se gjendja e tyre është e vështirë. Qeveria hollandeze tha ai do të bëjë të gjitha përpjekjet për të ndihmuar maksimalisht shqiptarët e shpërngulur me dhunë në Maqedoni e veçanërisht në Shqipëri.

Kok ka takuar sot në Tiranë edhe liderin Kosovar Rexhep Qosja si dhe zëdhënësin e qeverisë Thaçi, Jakup Krasniqi. Ndërsa në takimet me personalitetet shqiptare presidentin Mejdani dhe zv/kryeministrin Meta, Koku u shpreh se Shqipëria do të mbështetet për zhvillimin e saj në asistencën dhe zhvillimet ndërkombëtare./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego