Lajme Arkiva 2003

Kryeministri Fatos Nano ka mbledhur Komitetin Ndërministror për Integrimin vetëm një ditë në Samitin e Selanikut. Në mbledhje kreu i qeverisë i ka dhënë orientime të qarta anëtarëve të komitetit të integrimit për para takimit të 6 të task-forcës Shqipëri-BE.

Temat kryesore të këtij takimi do të jenë funksionimi i institucioneve demokratike dhe i shoqërisë civile, përgatitjet për zgjedhjet lokale 2003, sigurimi dhe ruajtja e të drejtave të njeriut nga organet e shteti ligjor apo të rendit publik. Sigurimi i i lirisë së të shprehurit dhe median si dhe të drejtën e pronësisë dhe minoritetve.

Kjo mbledhje tha kryeministri do të na shërbejë për të bërë një vlerësim tëndin të arritjeve dhe hapave që duhen ndërmarrë në këtë drejtim të përmirësimit të performancës së institucioneve demokratike të respektimit të kushtetutës dhe të standardeve ndërkombëtare sidomos në funksionimin e institucioneve kushtetuese të marrëdhënieve me shoqërinë civile, forcimi i kapaciteteve të gjyqësorit dhe zhvillimit të medias së lirë.

Më pas diskutimi u përqendrua në angazhimet prioritare të qeverisë, si miratimin e ligjit për mbrojtjen e dëshmitarit, miratimin e paketës së re legjislative për luftën ndaj pastrimit të parave së bashku me ndyshimet në kodin penal, përfundimi dhe miratimi i programit kombëtar për azilin si dhe aplikimi i sistemit të parakontrollit në pikat e kalimit kufitar./tvklan.al