Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Nato duhet të jetë e pranishme në Shqipëri dhe në Ballkan në një kohë të gjatë me trupat dhe mjetet e saj ushtarake për të siguruar stabilitetin dhe progresin e rajonit. Kryeministri Majko në workshopin e 16 të Natos në Budapest ka përsëritur kërkesën e shtetit shqiptar për anëtarësim të shpejt në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Majko u ka bërë thirrje klasës politike kosovare që të ndikojë në rindërtimin e shoqërisë në Kosovë për ta vendosur atë mbi baza demokratike. Majko është shprehur pessimist për rolin që mund të luaj opozita dhe kisha ortodokse serbe në raport me shqiptarët pas largimit nga pushteti të Millosheviçit.

Duhet të vazhdojnë sanksionet ndaj Serbisë kanë vijuar kryeministri Majko për të kufizuar më tej aftësitë e saj ushtarake duke garantuar sigurinë e Kosovës dhe vendeve fqinj në vitet që vijnë.

Kryeministri shqiptar ka kërkuar që Serbia të paguaj kompensimin për dëmet e luftës. Të ardhmen e Kosovës Majko e sheh jashtë Serbisë nën protektoratin ndërkombëtar pasi sipas tij bashkëjetesa me serbët tashmë është e pamundur./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame