Kukësi ka njoftuar tre përforcime në repartin e mbrojtjes. Klubi verilindor, nëpërtmjet një postiomi në rrjetet sociale, bën të ditur se tre lojtarë, që ishin pjesë e ekipit në Superiore, do të jenë edhe në Kategorinë e Parë.

Bëhet fjalë për Redon Dragoshin, Geri Selitën dhe Franci Lalën. Ky i fundit u bashkua me Partizanin në muajin gusht, por minutat e pakta, kanë bërë që të arrihet marrëveshja me klubin, për ndërprerjen e kontratës.

Mbrojtësi është rikthyer te Kukësi, pjesë e të cilëve do të jetë për sezonin aktual. Drejtuesit kanë arritur marrëveshjen edhe me Dragoshin e Selitën, për të qenë pjesë e ekipit në Kategorinë e Parë.

“Futboll Klub Kukësi njofton se ka arritur marrëveshjen me futbollistët Redon Dragoshi, Geri Selita dhe Franci Lala.

3 futbollistët të cilët në sezonin e fundit ishin pjesë e skuadrës sonë, do të vazhdojnë bashkëpunimin me klubin tonë edhe për sezonin aktual.”, thuhet në njoftimin e klubit. /tvklan.al