Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Në tregjet ndërkombëtare valutore dollari amerikan shënoi një rritje të përgjithshme ndaj monedhave kryesore, duke rikuperuar humbjet e së premtes që erdhën si rezultat i të dhënave të dobëta të ekonomisë amerikane.

Gjatë orëve europiane të shkëmbimeve monedha e përbashkët europiane humbi gati 0.6% ndaj dollarit, duke u shkëmbyer në nivelet 1 euro baras 1.23 dollarë. Dollari arriti të rikuperonte terren ndaj frangës, jenit japonez dhe sterlinës angleze. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor, leku është vlerësuar ndaj euros, në një kohë që ka humbur pak pikë ndaj monedhës amerikane./tvklan.al