Pas deklarimit të drejtori i KESH Prifti, bëri mbi situatën elektroenergjetike në vend, niveli i Fierzës sot ka rënë gjysmë metri. Prurjet e Drinit janë shumë të ulta, por pavarësisht nga rreptësia e treguar për mostejkalimin e konsumit, i gjithë vendi ka kuotën 12.7 kilovatorë në ditë që duhet të harxhojë e cila shkon deri në 14 milion kilovatorë.

Prej më shumë se 10 vitesh, në Shqipëri nuk është investuar për rritjen e kapaciteteve prodhuese energjetike. Punimet për rregullimin e hidrocentralit të Bushatit, pritet të përfundojnë pas dy vitesh, ndërkohë që KESH për zgjidhjen e krizës mendon uljen e konsumit dhe përdorimin e lëndëve alternative. Qytetarët që presin shi dhe ndjekin hapat e koorporatës mendojnë që fajin e ka KESH dhe se duhet që pikërisht ajo të marrë masat./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti