Sali Berisha: “Opozita reagon kundër hetimit hetuesve ndërkombëtar, sepse ka frikë, se Berisha nesër do t’i përdor ata për krime të tjera dhe ata do nxjerrin se ajo atje nuk quhet Erion Braçe po Erion Dondollaku, ai tjetri nuk quhet Arben Malaj po Arben Cenaj, ai tjetri në fund nuk quhet Ilir Meta, po Ilir Floriri, ai tjetri atje nuk quhet Engjell Bejtja po Engjell Armoja. Keni akuzuar qeverinë time, pale më kryetari juaj që do të quhet, do të quhet Edi Gina”.

Arben Malaj: “Kjo nuk është kriza Fazlliç, është kriza Berisha, është kriza e një vendi ku një biznesmen ka vënë nën shërbim korruptiv kryeministrin e një vendi dhe ka përçmuar shumë ndaj institucioneve të tij më të rëndësishme bile institucionet e sigurisë kombëtare”.

Sokol Olldashi: “Kemi diskutuar në mënyrë strikte, qartësisht, transparente për integrimin e Shqipërisë në NATO. Kemi bërë detyrën tonë dhe unë në përgjigjen njëherë që kam pasur fat që kam përfituar nga eksperienca e një personaliteti të politikës veçanërisht në çështjen e sigurisë sikurse është zoti Tom Ridge”.

Ermelinda Meksi: “Mbrojtja e pavarësisë së prokurorisë do të garanci për t’i shkuar deri në fund skandaleve të Gërdecit apo atë të rrugës Durrës-Kukës. Institucionet e SHIK-ut duhet të na japë shpjegime nëse ai është … dhe cili është roli i institucionit që një personazh i tillë i cilësuar si trafikant apo kryemafioz kaq pranë kabinetit qeveritar”.

Enkelejd Alibeaj: “Nuk ka presion mbi Prokurorinë dhe të gjithë nuk do duhet të tolerojmë që shtetas të huaj apo shqiptarë. Në qoftë se u bie rastësisht rruga për nga Rinasi të ndalohen dhe të shoqërohen thjeshtë dhe me vetëm telefonata. Nuk do të ndodh që pronat e shqiptarëve të bllokohen dhe të sekuestrohen me shkresa bakalli që çohen nëpër Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”.

Ilir Meta: “Pavarësisht nga ky luks dhe ky komfort që ky kapedan i shtetit dhe i qeverisë gëzon. Unë dua ta siguroj se ai do të përgjigjet para drejtësisë për të gjitha, do të përgjigjet dhe për … që e vodhi vetë në ’97 dhe që më pas kërkoi t’ua faturonte të tjerëve. Edhe floririn do të përgjigjet Sali Berisha se nga e dinte që ishte vjedhur ky flori, ky thesar i shtetit sikurse do të përgjigjet edhe për floririn që i ka dhënë Fazlliçit dhe Fazlliçit”.

Astrit Patozi: “Ju keni një mal historie krimi, bashkëpunime me krimin, keni hakmarrjen për drejtësi nga mbrapa, keni aldobarët, keni dodollakët dhe keni killërat të përdorura gjerësisht në fushatat tuaja elektorale. Me këto duhet të merret Prokuroria ju të nderuar”./tvklan.al