Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 18 Qershor 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Shqiptarët pushtojnë edhe Hamburgun. Dhjetera mijëra tifozë për ndeshjen me Kroacinë

Pas Dortmundit, tifozët shqiptarë kanë pushtuar edhe Hamburgun. Dhjetëra mijëra mbështetës së kombëtares kanë mbërritur tashmë në këtë qytet për të ndjekur ndeshjen e së mërkurës kundër pwrfaqwsues sw Kroacisë.

Profesionet e lira, kushtetuesja mbi 5 orë seance. PD duhet shfuqizuar

Gjykata Kushtetuese diskutoi për mëse 5 orë mbi 3 paditë që kërkojnë shfuqizimin e ligjit të taksimit të profesioneve të lira. Deputetja demokrate Jorida Tabaku e cilesoi këtë vendim, antikushtetues nga i cili preken 30 mijë persona.

Dhurim vullnetar i gjakut, grupi mund të deklarohet për lehtësi në E-Albania

Për rritjen e dhuruesve vullnetarë të gjakut, për herë të parë do të aplikohet një skemë nëpërmjet e-Albania. Qytetarët do të deklarojnë grupin e gjakut dhe do të njoftohen online nga Qendra Kombetare Transfuzionit te gjakut për të kontribuar. 

Një zv.kryeministër proserb në RMV. Kundër pavarësisë së Kosovës, mohon genocidin serb

/tvklan.al