Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 21 Qershor 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Kuqezinjtë, optimiste për ndeshjen me Spanjën. Arbër Hoxha: Do të futemi në fushë për të fituar

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet në Dortmund, ndërsa futbollistët janë optimistë për një rezultat pozitiv në ndeshjen me Spanjën. Sulmues Arbër Hoxha thotë se skuadra do të futet në fushë për të fituar.

De La Fuente: Ndaj Shqipërisë, me lojtarë të stolit. Të tregojnë sa të zotë janë

Edhe pse të kualifikuar si të parët në grup, tek Spanja thonë se nuk do të tolerojnë ndaj Shqipërisë. Trajneri De la Fuente tha se ne ndeshjen e se hënës do të aktivizojë disa zëvendësues, por pret që ata të luajnë si titullarët dhe të marrin rezultat pozitiv.

Hollandë – Francë, sonte live në TV Klan. Sfidë për kreun e grupit, Mbappe në dyshim

Luhet sonte në mbrëmje supersfida mes Holandës dhe francës, e vlefshme për Grupin D të Europianit që transmetohet në Tv KLAN. Të dyja skuadrat synojnë fitoren për të siguruar kreun e grupit. Mbetet në dyshim aktivizimi i Mbape.

Shqipëria në “black out” energjetik per 30 minuta. Balluku: Problem rajonal. Shkak, konsumi dhe i nxehti

Pak pas mesditës për rreth 30 minuta i gjithë vendi mbeti pa energji elektrike. Autoritet thanë se shkak i kolapsit u bë një avari në linjën e interkonjeksionit me Greqinë që erdhi si pasojë e volumit të madh të transmetimit dhe temperaturat e larta.

Divorci me Kryemadhin, Meta: Nuk po ndahem për një grua tjetër, djegia e mandateve krisi marrëdhënien

Ish-presidenti, Ilir Meta tha sot arsyet e që e çuan drejt divorcit me Monika Kryemadhin nuk kanë të bëjnë me një grua tjetër. Ai u shpreh se krisja e marrëdhënieve bashkëshortore nisi me djegien e mandateve të deputetëve.

Shqipëria përballet me kërkesë të lartë turistike. Kasa: 90% e turisteve, vleresim pozitiv

Operatorët turistikë thonë se këtë vit po përballen me një rritje me 30-40% të kërkesës për prenotime nga jashtë. Kreu i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa thekson se 90% e vizitorëve të huaj largohet me përshtypje pozitive nga vendi.

/tvklan.al