Spiker: Oljana Maloku

Headlines 23 qershor

Sfida me Spanjën, Kombëtarja Shqiptare po kryen stërvitjen e fundit para nisjes drejt Dyseldorfit

Edhe 24 orë kanë mbetur nga sfida e tretë e vendimtar e kuqezinjve me Spanjën. Kombëtarja po kryen stërvitjen e fundit në Dortmund për t’u nisur drejt Dyseldorfit. Lojtarët janë në gjendje të mirë fizike.

Tizofët shqiptarë nisen drejt Dyseldorfit. Pritet “uragan” kuqezi në mbështetje ndaj Kombëtares

Barazimi ndaj Kroacisë ka rritur interesin e tifozëve për të ndjekur sfidën ndaj Spanjës. Mijëra tifozë janë nisur drejt Dyseldorfit që këtë të diel. Pritet një numër i lartë tifozësh të jenë të pranishëm.

UEFA gjobit Shqipërinë për ngjarjet në ndeshjen me Kroacinë. Shkak u bënë ndezja e flakadanëve dhe thirrjet e tifozëve

47.500 euro është gjobitur Federatë Shqiptare e Futbollit për ngjarjet në ndeshjen ndaj Kroacisë. Tifozët ndezën flakadanë, një prej tyre pushtoi fushën, si dhe u hodhën thirrje jo të përshtatshme për eventet sportive me natyre politike, dhe etnike.

Turizmi rrit çmimet e qirave ditore në Shqipëri. Airbnb: Fitimi në një vit deri në 8 mijë USD për banesë

Shifrat e larta të turistëve kanë shtuar nevojën për apartamente me qira ditore në Shqipëri. Referuar shifrave nga platforma Airbnb, listimet e apartamenteve të reja u rritën me 70%, ndërsa fitimi llogaritet deri në 8 mijë dollarë në vit për banesë.

Lufta rriti prodhimin e drithërave në Shqipëri. INSTAT: Fieri, Tirana e Berati me prodhimin më të lartë të perimeve

Konfliktet botërore si lufta në Ukrainë kanë ndikuar që në vitin 2023 të rriten prodhimet bujqësore në Shqipëri. Bazuar në shifrat e INSTAT, në qarqet Fier, Berat e Tiranë është shënuar një rritje e ndjeshme e prodhimeve bujqësore./tvklan.al