Shpërndarja e lejeve të legalizimit ka vijuar këtë të martë në rrethin e Lushnjës. Kreu i Agjencisë se Legalizimeve, Shaban Memia ka qenë i pranishëm në dhënien e 50 certifikatave  të para të pronësisë, proces i cili fut në tregun e pasurive të paluajtshme ndërtimet informale edhe të këtij rrethi.

Shaban Memia: “Është reforma e cila do t’a ndajë Shqipërinë nga informaliteti. Në këto ditë kemi lëvizur pothuajse në të gjitha qarqet, po vazhdojmë. Strukturat po punojnë në të gjitha njësitë e qeverisë lokale, sepse nga njëra anë e ndajmë nga informaliteti, këtë kapital të vdekur e bëjmë kapital të ligjshëm dhe e fusim në treg.”

Pas marrjes së certifikatës së pronësisë, qytetarët u shprehën të kënaqur pasi mezi prisnin të ligjëroheshe e drejta mbi pronën e tyre.

“Gëzimi jonë është i madh sepse neve ligjërojmë pronën dhe djersën ekonomike.”

“Unë ndjehem shuam i kënaqur për këtë nder që na bëri qeveria për njohjen e pronës.”

Në rrethin e Lushnjës numërohen mbi 10 mijë dosje të depozituara që presin të legalizohen. Kreu i ALUZINI-t ka qenë edhe në Berat, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së lejeve të legalizimit për 50 aplikuesit e parë. Memia theksoi se tashmë edhe në këtë qytet përfundoi me sukses faza e parë e punës.

Në total për gjithë qarkun janë bërë rreth 7500 aplikime, 3 mijë nga te cilat janë kompletuar me dokumentacionin e nevojshëm dhe pritet vetëm pagesa nga ana e qytetareve për të proceduar më tej me shpërndarjen e certifikatave të pronësisë./tvklan.alGazetar: Fjorald Zguro