Lajme Arkiva 2003

Legjislacioni shqiptar i jep mundësinë mjekëve të cilët shërbejnë në sektorin shtetëror që të punojnë edhe në sektorin privat, pra në klinikat e ndryshme të hapura vitet e fundit.

Sipas legjislacionit lejimi i profesionit në sektorin privat duhet të zhvillohet gjithmonë pas 8 orarshit në sektorin shtetëror.

Vetëm drejtuesi teknik të klinikave private duhet të jenë të shkëputur nga sektori shtetëror.

Që pas orarit të punës këta do të jenë të punësuar me kohë të pjesshme pranë këtyre klinikave, pra mjekëve të punësuar u lejohet dy punësimi.

Por këtu fillon edhe abuzimi i mjekëve. Ka prej tyre që i gjen shpesh në sektorin privat edhe pse orari e do që ata të gjenden në spitalet apo klinikat e shtetit.

Problemi zbatohet edhe më tej kur shikojmë që mjek të ndryshëm i rekomandojnë pacientëve të tyre që paraqiten në spitalet e shtetit edhe klinikat e tyre private si për ekzaminim ashtu edhe për kurim.

Mjeku obstetër Halim Kosova mendon se është dakord me dy punësimin e mjekëve në dy sektorët, por ai i bën thirrje koshiencës së tyre që të dallojnë shërbimin që ata kryejnë në sektorin shtetëror me atë privat.

Halim Kosova: unë jam mirinformuar se si është në realitet ky fenomen dhe unë do të gëzohesha nëse do të ishte e vërteta kështu siç thoni ju se minoranca guxon dhe mazhoranca jo. Faktikisht është e kundërta, mazhoranca abuzon dhe minoranca nuk abuzon. Puna private e ndershme e personelit mjekësor duke vënë një kufi të qartë midis shtetit dhe privatit, duke i ofruar pacientit në të dyja anët profesionale maksimale përgatitje të licencuara sipas specializimeve përkatëse vetëm që do të ndihmonte një shërbim më të kulturuar karshi pacientit./tvklan.al