Janë publikuar në fletoren zyrtare ndryshimet e vendimit të Këshillit të Ministrave për rregullat dhe procedurat e lejeve të ndërtimit për objektet bujqësore dhe blegtorale.

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj prezantojë paketë lehtësuese për objektet bujqësore, ashtu dhe për objektet banuese në zonat rurale.

 Anila Denaj, Ministre e Bujqësisë: Vendimi 283 lidh në mënyrë të drejtpërdrejt ekonominë bujqësore me shfrytëzimin më të madh të kapaciteteve ekzistuese apo atyre të reja që do të ndërtohen në të ardhmen dhe konkretisht duke rritur sipërfaqen e shfrytëzueshme të tokës në serra nga 70% në 90%.

Denaj po ashtu bëri të ditur se janë parë edhe parametrat e lartësisë duke ndihmuar në zgjerimin e vëllimit, e kështu jo vetëm në rritjen e kapacitetit prodhues, por dhe të cilësisë të produkteve bujqësore dhe blegtorale.

Anila Denaj, Ministre e Bujqësisë: Parashikohet që 15-20% të jetë rritja e kapacitetit bujqësor si rezultat i këtyre lehtësive në mënyrë që sot fermeri dhe blegtori të ketë më shumë mundësi për të njëjtin investim të prodhoj më shumë ekonomi.

Ministrja solli në vëmendje se çdo vendim duhet të jetë miqësor me ambientin.

Klan News