Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Kjo tabelë e vendosur nga aktivistë të lëvizjes Mjaft në bulevardin e Tiranës, tregon më së miri gjendjen aktuale të vendit tonë në ditën e 1 Majit. Janë disa drejtime nga të cilat mund të shkosh, por vetëm shigjeta që tregon rrugën drejt Europës është gati e këputur dhe jashtë funksionit.

Besjan Pesha: “Kjo parullë ka një kuptim shumë sinjifikativ, ky është një udhëkryq në të cilën ndodhen shqiptarët sot në ditën e 1 Majit. Mund të shkojnë të marrin qofte dhe të shkojnë nga liqeni ashtu siç po bëjnë shumica, mund të protestojnë dhe do të ishte gjëja më e drejtë për të kërkuar të drejtat e tyre, për të kërkuar integrimin e shpejtë, mund të shkojnë të festojnë tek festat që në mënyrë false qeveria organizon dhe normalisht Europa nuk duket gjëkundi”.

Ndërsa të tjera organizma dhe OJQ rinore kanë gjetur një mënyrë tjetër për të përshkruar gjendjen në vend. 25 tullumbacet me ngjyrë bojëqielli janë vendet e Bashkimit Europian./tvklan.al