Valentina Leskaj: “Njëherësh qeveria duhet të reflektojë ndaj kritikave të Bashkimit Evropian për cilësinë e ligjeve dhe miratimin e tyre me nxitim. Grupi i Partisë Socialiste vlerëson se cilësia e dobët e ligjeve, fryma e një legjislacioni kryesisht penalizues që rrit abuzivitetin. Shkalla e lartë e korrupsionit të administratës fiskale dëmtoi rëndë biznesin dhe zhvillimin ekonomik të vendit.”

Edmond Spaho: “Ligji është i standardeve më të mira ndërkombëtare. Ligji për falimentimin është një ndër kërkesat më të rëndësishme dhe detyrat më madhore për krijimin e klimës së favorshme të biznesit në Shqipëri. Na vjen habi nga ky qëndrim i zonjës Leskaj, pasi ligji është votuar në komision në parim nen për nen dhe në tërësi duke marrë votat pro të të gjithë deputetëve socialistë, kolegë të grupit ku zonja Leskaj është kryetare./tvklan.al