Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Miqtë e Shqipërisë janë vënë përsëri në lëvizje, për të zgjidhur mosmarrëveshjet për procesin elektoral mes pozitës dhe opozitës, në Shqipëri. Në mesditë ambasadori amerikan Josef Limpreht ka trokitur në portën e OSBE-së, në takimin më ambasadorin Gert Ahrens. Mosmarrëveshjet mes forcave politike në Shqipëri rrezikojnë shtyrjen e datës së zgjedhjeve parlamentare , të parashikuara në muajin Qershor. Opozita kundërshton përbërjen e KQZ, kodin elektoral, ndarjen e re të zonave elektorale dhe këmbëngul në përsëritjen e zgjedhjeve lokale në disa zona./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame