Ky është sheshi përpara muzeut historik i cili u lirua nga kioskat 1 vit më parë. Bashkë me to u hoq dhe karuseli, këndi i lojërave të fëmijëve , duke vendosur që ky shesh do t’i jepte më shumë hapësirë gjelbërimit. Për këtë shesh janë bërë mjaft propozime dhe projekte. Është folur që këtu do të ngrihej një qendër biznesi, busti i Nënë Terezës. Shumë gjëra u thanë dhe u bënë të tjera. Me ritme të avashta, lodrat u kthyen përsëri këtu.

Pas Ministrisë së Mbrojtjes është kjo lodër rrotulluese. Barin e munguar prej kohësh, tashmë që e kemi, na duhet t’a shkelim për të shkuar këtu. Në krah të Piramidës pas heqjes së kioskave në krah të gjelbërimit punuam për një lulishte. Tani u ngrit ky kënd lojërash.

Vërtetë u fol që Tiranës do t’i ktheheshin sipërfaqet e gjelbërta për të cilat kanë aq shumë nevojë mushkëritë tona, por këto parqe të domosdoshme për fëmijët janë duke dëmtuar ato pak hapësirë të gjelbër./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti